Dashi- Nëse doni që lidhja juaj në çift të jetë sa më e mirë gjatë kësaj dite duhet të bëni pak më tepër lëshime ndaj partnerit/es dhe te ruani një komunikim sa më të mirë me të. Beqarët nuk duhet të nxitohen nëse njohin persona interesantë.
Demi- Dita pritet të jetë mjaft e bukur për gjithë të dashuruarit sot. Venusi do jete i pozicionuar mire dhe do iu nxite t’i shprehni edhe me tepër ato qe ndjeni. Beqarët duhet të dalin dhe të njihen me sa më shumë persona sepse vetëm kështu do mund të krijojnë një lidhje.
Binjakët- Jeta juaj në çift do ketë edhe gjatë kësaj dite disa vështirësi. Nuk do arrini të kuptoheni mirë me partnerin/en dhe do debatoni shumë ashpër me të. Beqarët, nën ndikimin e disa planetëve do kenë vetëm disa takime pa të ardhme.
Gaforrja- Jeta juaj në çift mund të marrë një kthesë jo të mirë gjatë kësaj dite dhe do duket sikur vështirësitë dhe problemet do jenë të pafundme. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të tregoheni të duruar.
Luani- Bëni kujdes me sjelljen tuaj gjatë kësaj dite sepse një veprim i gabuar mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Partneri/ja nuk do jetë shumë në humor për të dëgjuar broçkullat tuaja gjithë ditës. Beqarët do fillojnë një histori dashurie pasiononte e cila do i drithërojë.
Virgjëresha- Për pjesën më të madhe të atyre që janë në një lidhje, dita do jetë pa probleme. Do e ruani komunikimin me partnerin/en dhe nuk do i mbani atij asnjë të fshehtë.
Peshorja- Jeta juaj në çift do ketë ndryshime rrënjësore gjatë kësaj dite. Do flisni më seriozisht me partnerin/en tuaj dhe do mendoni t’i çoni gjërat më tej. Priten shumë shpejt angazhime serioze. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet dhe realiteti do i zhgënjejë.
Akrepi- Do përjetoni aq shumë emocione sot në jetën tuaj në çift saqë herë pas here do iu duket vetja si në një ëndërr të bukur. Në fakt çdo gjë do jetë reale. Edhe beqarët do jenë me shumë fat në dashuri.
Shigjetari- Do keni shumë divergjenca me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe atmosfera në çift nuk do jetë aspak e qetë. Kujdes me ato që do thoni sepse gjërat mund të marrin një kthesë jo të mirë.
Bricjapi- Nëse jeni në një lidhje do ju duhet të bëni disa zgjedhje jo fort të lehta sot. Merrni gjithë kohën e duhur për t’u menduar sepse nuk do ketë më kthim mbrapa. Beqarët do argëtohen mjaft me miqtë dhe personat e rinj që do njohin, por nuk do mendojnë të krijojnë asnjë lidhje.
Ujori- Do kuptoheni mirë me partnerin/en tuaj sot dhe së bashku do i kuptoni të gjitha vështirësitë që ju kishin dalë më parë. Nga ana tjetër do jeni mjaft besnikë dhe askush nuk do iu tundojë. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm.
Peshqit- Atmosfera në çift do jetë përgjithësisht e mirë gjatë kësaj dite. Të dy së bashku do bashkëpunoni mjaft me njeri tjetrit dhe do arrini të zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet./btvnews.al