Për ditën e sotme (E shtunë 16 Korrik 2023) nuk priten reshje në të gjithë qarqet.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 23 deri në 32 °C, në vendet e ulëta nga 22 deri në 37 °C dhe në vendet malore nga 17 deri në 31 °C.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku “I MODERUAR” në të gjithë qarqet e vendit. Në disa prej këtyre qarqeve pritet rrezik “I LARTË” vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Shkodër dhe Vlorë./btvnews.al