Këtë verë do të jetë praktikisht e pamundur të mos vishni ngjyrën rozë, në një nga nuancat e shumta të saj të parezistueshme.
Ngjyra rozë duket se është trendi i verës, ndikuar edhe nga fimi “Barbie” që po shpënrdahet në të gjithë botën. Por meritat për ‘infektimit’ me rozë i takojnë Margot Robbie, në rolin e Barbie, aktorja ka shpalosur “maninë rozë” tek të gjithë.
Aktorja e zënë në këtë periudhë në promovimin e filmit, po shfaq një veshje më të bukur se tjetra shumë prej të cilave janë rozë, si në tapetet e kuq dhe në premierat më prestigjioze.
Edhe në përditshmëri, aktorja zgjedh rozën duke inspiruar shumë fanse në mbarë botën, që dhe ato të vishen si jajo./btvnews.al