E mërkurë, 23 Tetor, 2024

“Pse më shave”, Luizi komunikon me fansat dhe ironizon ish-banorët e BBV: Mos i përmenni se…

Këngëtari, Luiz Ejlli ka realizuar së fundmi një videolive në ‘Instagram’, ku iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve si dhe ka sqaruar disa pikëpyetje.

Fillimisht, fituesi i “Big Brother VIP2”,i kërkoi ndjekësve të tij të mos i përmendnin më emra të ish-banorëve të shtëpisë së famshme pasi sipas tij çdo gjë që do të thotë për ta mund të bëhet lajm.

“Mos m’i përmendni më banorët me të cilët kam qenë në “Big Brother”. Se po i përmenda unë emrin njërit prej tyre, bëhet lajm dhe thotë pastaj “Pse më shave?”.”- tha këngëtari.

Luizi ka folur dhe për marrëdhënien e tij me Olta Gixharin, ku thuhet mes tyre ka përplasje, këngëtari u përgjigj duke thënë se raporti mes tyre nuk është rregulluar asnjëherë.

“Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?“- tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit