NASA ka festuar njëvjetorin e lëshimit në hapësirë të teleskopit James Webb me një foto spektakolare që tregon lindjen e yjeve të ngjashëm me diellin tonë.
Fotoja është shkrepur nga kompleksi i reve Rho Ophiuchi, vendi më i afërt me Tokën ku krijohen yjet afërsia e të cilit në 390 vite dritë lejon një pamje të qartë nga afër nga observatori orbital më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë.
“Në vetëm një vit, Teleskopi James Webb ka transformuar mënyrën sesi njerëzimi e sheh kozmosin, duke u futur në retë e pluhurit dhe duke parë dritën nga qoshe të largëta të universit për herë të parë. Çdo foto është një zbulim i ri, duke u dhënë shkencëtarëve rreth e qark globit mundësinë që të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje që më parë as nuk mund t’i kishin ëndërruar”, deklaroi administratori i NASA-s, Bill Nelson.
Fotoja e shkrepur nga Webb tregon rreth 50 yje të reja, me përmasa sa ato të Diellit tonë ose më të vegjël./btvnews.al