E hënë, 25 Nëntor, 2024

U vra nga policia italiane, mediat “gërmojnë” në mediat e tij sociale: Si kërcënonte Haxhi Çollaku gruan

Mediat italiane kanë bërë publike të tjera detaje në lidhje me Haxhi Çollakun, 55-vjeçarin shqiptar, i cili u qëllua për vdekje nga policia italiane të premten.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ku jetonte ish-gruaja e tij, e cila e kishte denoncuar për përndjekje.

Nuova Venezia është ndaluar tek rrjetet sociale të shqiptarit. “Tërbimet e Haxhi Çollakut, 55-vjeçarit të vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një karabinier sot duken ogur tragjik”, shkruan media italiane.

Ndër komentet e tij kishte edhe paralajmërime të errëta. “Të mësova të numërosh, tani do të më bësh llogaritë”,shkruante ai.

Vetëm pak ditë para ngjarjes ai kishte bërë një tjetër paralajmërim. “Nuk dua të provoj asgjë, dua të tregoj”, shprehej ai.

Postime të paqarta kishte postuar edhe në Prill, madje më agresive. “Do të hakmerrem, shpresoj të takohemi së shpejti. Ose me mua, ose kundër meje”, shkruante ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit