Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasidten e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve, bëhet me dije se një person, i cili po udhëtonte me motoçikletë ka humbur jetën.
Shkak është bërë një parakalim i gabuar nga një mjet, që u përplas me motorin ku po udhëtonte i riu. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vaqarrit dhe viktimë nga ky aksident i rëndë është një 23-vjeçar me iniciale L.T.
“Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç.
Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, sqaron policia./btvnews.al