Ditën e sotme janë kryer kontrolle nga policia me qēllim qe te parandalojnë aksidentet rrugore.
Policia bën medije se janë hequr 7 leje drejtimi si dhe janë proveduar ne gjendje të lirë dy persona.
📍Policia Rrugore Dibër
Kontrolle të shtuara gjatë fundjavës nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për rritjen e parametrave të sigurisë.
Shërbimet e Policisë përgjatë fundjavës kanë monitoruar akset rrugore, me pajisje logjistike bashkëkohore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
Si rezultat, është arrestuar në flagrancë 1 drejtues automjeti i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu, janë pezulluar 7 leje drejtimi.
Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore, janë ndëshkuar me masa administrative 70 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 21 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 24 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara.
•Janë ndëshkuar 6 drejtues automjetesh, për mosrespektim të këmbësorëve.
•Janë ndëshkuar 5 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
•Janë ndëshkuar 7 drejtues, për drejtim motomjeti pa vendosur kaskën mbrojtëse.
Policia Rrugore e Dibrës, do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane dhe interurbane, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në këtë kuadër apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.
#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘