E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Meteorologët paralajmërojnë temperatura përvëluese, parashikimi për 5 ditët e ardhshme

Moti për këtë javë pritet të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit që ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës do të vijojë të jetë prezent në 5 ditët e ardhshme.

Sipas parashikimit nga SHMU, ndikimi i anticiklonit afrikan do të sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperatura shumë të larta.

Pritet që të kemi orë të gjata me diell dhe masa ajrore të thata, ku termometri do të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në qytetet Berat, Elbasan dhe Gjirokastër.

Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit