Ministrja e Arimit, Evis Kushi njofton se janë miratuar disa ndryshime për vitin e ri shkollor që synojnë rritjen e cilësisë dhe kushte më të favorshme për mësuesit dhe nxënësit.
Kështu për vitin e ri shkollor 2023-2024, numri i nxnënësve në klasë do të jetë 30 persona, po ashtu shkollat që knë më shumë se 800 nxënës do të kenë tre nëndrejtorë.
Të gjitha shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor. Edhe për shkollat e arsimit të orientuar do të rritet numri i nëndrejtorëve, me qëllim menaxhimin më efektiv por edhe mbështetjen e talenteve dhe organizimin e aktiviteteve dhe programeve jashtë kurrikulare.
Gjithashtu është miratuar ulja e numrit të nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, me këtë udhëzim kemi ulur edhe numrin e nxënësve për klasë, duke lehtësuar edhe mësuesit në procesin e mësimdhënies. Kështu, për të krijuar dy klasa numri i nxënësve ulet nga 25 në 20.
Udhëzimi
Në udhëzimin e ri për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesat mësimore javore të mësuesve, kemi miratuar disa ndryshime për vitin e ri shkollor që synojnë rritjen e cilësisë dhe kushte më të favorshme për mësuesit dhe nxënësit.
Numri mesatar i nxënësve për klasë ulet nga 35 në 30, në të gjitha gjimnazet dhe shkollat e orientuara, në funksion të zhvillimit më të mirë të procesit mësimor. Vitin e kaluar e ulëm këtë numër për shkollat 9-vjeçare, ndërsa për vitin e ri shkollor po e unifikojmë këtë standard për të gjithë sistemin parauniversitar.
Shkollat që kanë mbi 800 nxënës do të kenë tre nëndrejtorë, ndërkohë që ky numër më parë ka qenë mbi 900 nxënës. Rritja e numrit të nëndrejtorëve ka si qëllim një menaxhim më efektiv të shkollave, monitorim dhe vlerësim më të mirë të procesit mësimor, si dhe rritje të vëmendjes dhe kujdesit për nxënësit tanë.
Të gjitha shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve, me qëllim lehtësimin e menaxhimit dhe në funksion të kthimit të tyre në qendra burimore. Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtorë.
Edhe për shkollat e arsimit të orientuar do të rritet numri i nëndrejtorëve, me qëllim menaxhimin më efektiv por edhe mbështetjen e talenteve dhe organizimin e aktiviteteve dhe programeve jashtë kurrikulare. Vitin e kaluar ulëm numrin e nxënësve në klasa për lëndët artistike dhe grupet e baletit në shkollat koreografike, vendim ky i ardhur pas një studimi të plotë me ekspertë të MAS, ASCAP, shkollave artistike, Universitetit të Arteve, etj.
Paralelisht me përpjekjet tona të vazhdueshme për uljen e numrit të nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, me këtë udhëzim kemi ulur edhe numrin e nxënësve për klasë, duke lehtësuar edhe mësuesit në procesin e mësimdhënies. Kështu, për të krijuar dy klasa numri i nxënësve ulet nga 25 në 20. /btvnews.al