E martë, 26 Nëntor, 2024

Rraja, Gjici dhe Ahmetaj, Rama nuk komenton ngjarjet e fundit: Klikoni tek Facebook im dhe aty gjeni…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp pas një takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës Rama është pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe ato të drejtësisë, që kanë tronditur jo pak vendin. Rama u pyet për Arben Ahmetajn, Safet Gjicin dhe Rrahman Rjanën por nuk preferoi të komentonte.

Ai tha se të gjithë ata që duan prej tij reagim për këto ngjarje “duhet të klikojnë” në faqen e tij në Facebook, ku siç tha përmes një mesazhi për shqiptarët ai ka dhënë përgjigje për të gjitha.

Për të gjitha këto pyetje duhet të klikoni në faqen time në Facebook dhe t’i referoheni mesazhit tim për shqiptarët ku këto pyetje edhe më shumë kanë marrë përgjigje. Edhe për Rrajën duhet të klikoni në faqen time dhe t’i referoheni mesazhit për shqiptarët, aty e keni përgjigjen”, u shpreh Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit