E premte, 22 Nëntor, 2024

VIDEO – Kalaja Ilire e Stelushit bën bashkë arkeolog shqiptar e të huaj

Vetëm 30 kilometra nga qyteti i Burrelit në kufi me Dibrën, ndodhet një ndër kalatë më të rëndësishme të historisë së Matit. Për Përgjegjësen e Sektorit të Turizmit, Trashëgimisë Historike dhe Arkeologjike në Bashkinë Mat, Suzana Kurti, kjo kala ka vlera të veçanta pasi shërbeu edhe si rezidenca kryesore e Kastriotëve.

Sipas Kurtit, nga gërmimet arkeologjike është zbuluar që në këtë vend dikur ishte një zytezë e cila fillimisht u quajt stelush por nga gërmimet u zbulua që quhej Varosh.

Për arkeologun Ols Lafe, ky objekt historik duhet të kthehet patjetër në funksion të turizmit. Ndërsa arkeologu i Universitetit të Amsterdamit në Hollandë, Gert-Jan Burgers, tha se ky objekt historik duhet të ruhet kështu siç është dhe t’i ofrohet turistëve bashkë me peizazhet mahnitëse.

Për mua ishte një eksperiencë fantastike. Ne nuk kemi qenë asnjëherë në një vend të tillë kaq të bukur. Gjithashtu dëgjuam për historinë e Skënderbeut. Mësuam që ka qenë një vend ku jetonin shumë njerëz dhe tani është bosh, e të kujtosh që ky ishte një qytet i madh.

Kjo ishte ditë shumë e bukur për mua, si arkeolog duam të dim historinë e Matit në male. Kjo është shumë e rëndësishme për neve. Mendoj që si turist kur e shikon këtë pamje është shumë e bukur. Nga ana turistike, ndonëse rruga ka nevojë të rregullohet më mirë. Por për mua nuk do të doja ta ndryshoja shumë, pasi duhet të jetë siç ishte më para.

Sepse vetë vendi është shumë i bukur dhe njerëzit duhet të mësohen të kënaqen me vendin ndonëse nuk ka shumë rrënoja të kalasë. Nëse njerëzit janë të interesuar për historinë kanë muzeun në Burrel për të mësuar më shumë. Këtu është për tu kënaqur me pamjen dhe njerëzit e pëlqejnë. Mbajeni më shumë siç është tani dhe të mos bëhen ndryshime drastike në të”.

Florina Pazari thotë se i është bashkuar grupit të punës për të hartuar guidën turistike të Matit, pasi Mati ka shumë potenciale për turizmin historik, kulturor e natyror. Pjesë e kësaj guide ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj i cili tha se brenda vitit të ardhshëm Mati do të ketë guidën e digjitalizuar turistike.

Në rrethin e matit ndodhen disa kala që janë ndërtuar në periudha të ndryshme të historisë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre etiketohen si kalatë e Gjergj Kastrioti Skënderbeu./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit