Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të marte në Greqi, me pasojë humbjen e 5 jetëve dhe viktimat dyshohet se janë shqiptarë.
Sipas të dhënave të deritanishme të Protothema, një makinë me targa shqiptare, në të cilën ndodheshin të 5 viktimat, u përplas kokë më kokë me një kamion.
Aksidenti tragjik ndodhi pranë qytetit verior të Edessa, afër Selanikut.
Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat e këtij aksidenti momentalisht nuk janë të qarta.
Megjithatë, dyshohet se shoferi i makinës Benz ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit./btvnews.al