Dashi- Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që do arrini t’i sqaroni edhe mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur. Beqarët duhet të mos mbyllen në vetvete, por të dalin me miqtë dhe të njohin persona të rinj.
Demi- Edhe pse nuk do keni shumë kohë për t’ia kushtuar partnerit/es tuaj, duhet të flisni me të dhe t’ia sqaroni situatën. Vetëm në këtë mënyrë ai do iu kuptojë. Beqarët do kenë dëshirë vetëm të përjetojnë emocione, kështu që nuk ka rëndësi edhe nëse fillojnë thjesht një aventurë.
Binjakët- Në krahët tuaja partneri/ja do ndihet si në ëndërr sot dhe do ua shprehë pa pushim ndjenjat. Ambienti do jetë gjithë kohës i nxehtë dhe mjaft sensual. Beqarët do kenë me të vërtetë një takim vendimtar i cili do ua ndryshojë jetën.
Gaforrja- Ditë mjaft e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Do e thelloni edhe më tepër bashkëpunimin në çift dhe nga ana tjetër do kaloni momente të paharrueshme. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të pranojnë ftesat.
Luani- Gjatë kësaj dite do keni më shumë nevojë për pavarësi në çift. Flisni me partnerin/en tuaj për këtë gjë dhe mos merrni vendime të nxituara. Nga ana tjetër shmangni edhe gënjeshtrat sepse ato do e ndërlikojnë mjaft situatën.
Virgjëresha- Ditë përgjithësisht e mirë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do filloni të bëni edhe projekte në çift në mënyrë që të siguroni një të ardhme të ndritur së bashku. Beqarët do kenë disa ndryshime në jetën sentimentale, por nuk duhet të nxitohen për asgjë.
Peshorja- Venusi dhe Marsi do ua bëjnë jetën në çift edhe më të bukur gjatë kësaj dite. Duke qenë se të dy janë planet e ndjenjave, mbrëmja do jetë edhe më e nxehtë dhe emocionuese. Dashuroni ashtu si ta ndjeni.
Akrepi- Ekuilibri do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël me partnerin/en dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Për beqarët do ketë jo vetëm takime, por edhe dashuri me shikim të parë.
Shigjetari- Të gjithë planetët do ndikojnë sot në jetën tuaj në çift, prandaj çdo gjë do jetë e mundur. Nëse bëni pak më tepër lëshime ndaj partnerit/es ambienti do ngrohet më shumë sesa mendonit.
Bricjapi- Venusi do iu mbështesë sot në çështjet e zemrës. Do e kuptoni se e keni lënë pas dore partnerin/en tuaj dhe do mundoheni të “shlyeni” gabimet e bëra. Beqarët nuk duhet të sforcohen shumë për të krijuar lidhje.
Ujori- Do keni shumë besim tek partneri/ja juaj sot, por në mbrëmje do zhgënjeheni mjaft nga ai dhe do ndiheni keq. Beqarët edhe pse nuk do e gjejnë princin e tyre të kaltër nuk do mërziten aspak.
Peshqit- Pritet që marrëdhënia juaj në çift të ketë përmirësime të ndjeshme gjatë kësaj dite. Ka ardhur koha t’i shprehni më tepër ato që ndjeni dhe të përkujdeseni më tepër për partnerin/en. Beqarët më në fund do e gjejnë personin që i kishte bërë të ëndërronin aq shumë dhe do ndihen të plotësuar./btvnews.al