E premte, 22 Nëntor, 2024

Intensifikohet aktiviteti i Diellit

Aktiviteti i Diellit është intensifikuar përtej pritshmërive. Tregues është edhe shkëlqimi i fuqishëm i regjistruar në 2 Korrik por edhe 160 njollat diellore të shfaqura në sipërfaqe, duke regjistruar një rekord që nuk prekej prej 21 vitesh.

Fatmirësisht gjatë aktivitetit intensiv të 2 Korrikut nuk pati shumë pasoja në Tokë, përveç blackout më radio që u shënuan në pjesën perëndimore të SHBA dhe në Oqeanin Paqësor.

Njollat që shfaqen në sipërfaqen e yllit tonë janë tregues të fuqizimit të aktivitetit dhe rrjedhimisht të energjisë së çliruar në hapësirë, si ajo e ndodhur në 2 Korrik, që klasifikohet e rendit X, që është dhe më e fuqishmja që dielli mund të lëshojë.

Gjithashtu njollat janë pararendëse të shpërthimeve të fuqishme në sipërfaqe, që në Tokë sjellin stuhi gjeomagnetike që ndikojnë tek satelitet, sistemi GPS, telekomunikacionet dhe rrjetet elektrike.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit