E premte, 22 Nëntor, 2024

Krujë: Asgjësohen 14 965 rrënjë kanabisi

Zbulohet sërish drogë në fshatrat e Krujës, ndërsa janë asgjësuar shumë rrënjë kanabisi. Sipas policisë, gjatë kësaj faze u dogjën 875 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në terren malor, në një fshat të Krujës. Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 965 bimë narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, faza e 28-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Gjatë kësaj faze u asgjësuan nëpërmjet djegies 875 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në terren malor, në një fshat të Krujës.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 965 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 28-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Cudhi Kamp, në Krujë, u gjetën të kultivuara 875 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni i kontrollit të territorit vijon. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit