“Në çfarë moshe partneri është i prirur për të tradhtuar?”, kjo është një pyetje që ka marrë përgjigje falë studimeve të fundit.
Sipas hulumtimeve të universiteteve të Nju Jorkut dhe Kalifornisë, të dhënat janë të ndryshme për burrat dhe gratë. Sipas këtij studimi një mashkull ka më shumë gjasa të jetë i pabesë:
Në momente të vështira dhe kur ndihet më i pambrojtur, për shembull kur ndodhin ndryshime të mëdha në jetën e tij, ose kur përballet me një ngjarje të pakëndshme që e ka të vështirë ta menaxhojë.
Një burrë priret të jetë i pabesë midis moshës 60 dhe 79 vjeç. Ndërsa sa i përket femrave, mosha më e mundshme për të qenë të pabesë është midis 28 dhe 37 vjeç./btvnews.al