E premte, 22 Nëntor, 2024

Raprezalja e rradhës në familjen time”, Ahmetaj dënon kontrollet dhe sekuestrimin e 4 apartamenteve: Merruni me fondet e inceneratorëve, jo me 1,8 mln eurot imagjinare

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive ndaj 4 banesave në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Këto apartamente në Tiranë dhe në zonën e Hamallajt në Durrës dyshohet se kanë qenë në pronësi të Ahmetaj dhe më pas të jenë shitur tek persona të tjerë në mënyrë fiktive.

Mëngjesin e sotëm agjentët e BKH ushtruan kontrolle në banesën e të atit të Erjola Hoxhës në Lalëz, partneres së Ahmetajt. Këto kontrolle në të gjitha banesat janë bërë me vendim të GJKKO.

Arben Ahmetajt i është hequr nga Parlamenti imuniteti i deputetit, duke i hapur rrugë firmosjes së kontrolleve dhe kërkesës për arrrestim nga SPAK. Nuk ka ende informacion nëse nga GJKKO është firmosur urdhri për arrestimin e Ahmetajt.

Ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Avokati i tij pohoi që Ahmetaj ndodhet në Britani të Madhe.

SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për 3 akuza në lidhje me inceneratorët; për korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Pas kontrolleve sot me urdhër të SPAK në banesën e partneres së tij dhe sekuestrimin e 4 apartamenteve, Ahmetaj ka thyer heshtjen.

“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve…”-shkruan Ahmetaj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit