E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Studentët e mjekësisë u drejtohen deputetëve në Komisionin e Medias: Diplomën do na e mbajnë peng, ku keni parë dhe dëgjuar!

Një përfaqësi e studenteve të mjekësisë janë dëgjuar sot në Komisionin e Medias, ku kanë shprehur edhe shqetësimin e tyre për ligjin që i detyron ata të mos largohen nga vendi pas përfundimit të studimeve.

Një prej studenteve të mjekësisë i bëri thirrje deputetëve që të mos kalojnë atë pr.ligj, pasi nuk ka argumente dhe nuk është transparent.

Studentja u shpreh se nuk ka turp që të punojë në Shqipëri, por duhet t’i motivojnë për të qëndruar në vend.

Ajo tha se nuk është e drejtë që pas përfundimit të studimeve diploma ti mbahet peng.

“Ju po flisni pa fund për ne dhe thoni që jemi konsultuar. Por në fakt që studentët po ju thonë mos e bëni sepse nuk keni argumente ku të bazoheni, nuk keni dokumente transparente, nuk keni llogari të saktë, po na shkelni të drejtat.

Studentët e mjekësisë nuk e kanë turp të punojnë gjithë jetën në Shqipëri dhe të shërbejnë se një pjesë e jona kemi lënë bursat jashtë vendit. Ju na thoni nuk e doni Shqipërinë se do largoheni. Jo, na mbani, na motivoni se ne duam të rrimë, nuk duam të ikim.

Unë jam 23 vjeçe dhe në moshën 24-vjeçare unë nuk do ta shoh me sy diplomën se do ma mbajnë peng, ku keni parë dhe dëgjuar. Nuk është e lehtë të studiosh 6 vite mjekësi.

Të gjithë jemi në dijeni çfarë kushtesh kemi”, tha ndër të tjera studentja.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit