E hënë, 21 Prill, 2025

Theu raketën nga nervat gjatë finales, Novak Djokovic gjobitet për gjestin antisportiv

Ylli serb i tenisit Novak Djokovic do e paguajë shtrenjt çmimin e shpërthimit të tij të dielën pas humbjes në finalen e Wimbledonit teksa triumfoi rivali i tij spanjoll Carlos Alcaraz.

Tenisti serb, në setin shfryu të gjithë zemërimin tek raketa, duke e përplasur në shtyllën e rrjetës dhe e dëmtoi atë si dhe shkaktoi një shenjë në shtyllë.

Për këtë veprim, ai u gjobit me 8 mijë dollarë për “dëmtim rakete”, gjoba më e madhe individuale e vendosur në vitin 2023.

Ai dukej i tërbuar me paraqitjen e tij gjatë ndeshjes gati pesë orëshe, duke humbur ndaj kundërshtarit të tij 20-vjeçar në 3-2 sete.
Dënimi për shkatërrim të raketës ishte vetëm një episod tjetër në një turne të diskutueshëm për Gjokoviç, i cili gjithashtu u penalizua të dielën për një shkelje të time-out./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit