Modelja e njohur Gigi Hadid rapprtohet se është arrestuar me akuzën për posedim kanabisi.
Ajo është ndaluar në aeroport, pasi droga u gjet në valixhen e saj ndërsa po kontrollohej nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts javën e kaluar.
Lajmin është publikuar nga caymanmarlroad.com dhe menjëherë artikulli është bërë viral në rrjetet sociale.
Sipas medias, Hadit, u akuzua së bashku me një vajzë të identifikuar si Leah Nicole McCarthy.
Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik 2023, ku gjatë kontrollit në bagazhet e tyre, u gjetën kanabis dhe veglat e përdorura për konsumimin e tij. Sasitë ishin relativisht të vogla dhe në dukje ishin për konsum personal.
Të dyja vajzat u arrestuan u dërguan në Qendrën e Paraburgimit të të Burgosurve për procedim dhe më pas u liruan me kusht në pritje të vendimit për rastin nga Zyra e Drejtorit të Prokurorisë Publike./btvnews.al