Lëkura e mirë dhe e butë tregon për një shëndet të mirë të të gjithë organizmit. Për ta pasur atë gjatë gjithë jetës mund të themi se gjenetika luan një rol të rëndësishëm, por edhe faktorë të tjerë siç është përkujdesja ndaj saj apo faktorët e jashtëm atmosferikë e stili i jetesës.
Për të pasur një lëkurë të freskët, ju nevojiten vetëm dy përbërës dhe përgatitja e tyre. Aloe vera dhe vaji i kokosit, janë dy përbërës magjik që do ju ndihmojë të largoni djegiet nga dielli, papastërtitë dhe do ta lërë fytyrën të butë e të hidratuar.
Për të nisur me përgatitjen dhe aplikimine këtij trajtimi si fillim sigurohuni që lëkura juaj është e pastër. Lajeni atë mirë me ujë të vakët duke përfshirë në këtë proces edhe qafën.
Më pas vazhdoni me përgatjten e trajtimit, duke përzier në një enë qelqi xhelin e aloe verës dhe vajin e kokosit derisa të formohet një masë kompakte dhe e lëngëshme.
Të gjithë masën aplikojeni me duar duke masazhuar mbi fytyrë dhe qafë me lëvizje të buta rrethore. Lëreni të veprojë përgjatë natës dhe në mëngjes shpëlajeni me ujë të vakët./btvnews.al