E enjte, 12 Dhjetor, 2024

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë fëmija 13-vjeçar brenda garazhit të makinës. Policia: Dyshohet nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ditën e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve nga policia, një fëmijë i mitur vetëm 13-vjeç është gjetur i pajetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Babrru dhe blutë e Tiranës bëjnëme dije se fëmija është gjetur brenda automjetit në garazhin e banesës së tij pa shenja jete.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 13-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitu 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia”, sqaron policia.

Nga ana tjetër familjarët në fillim thonë se fëmijën e kanë gjetur të shtrirë pa shenja jete në garazh, pranë makinës dhe jo brenda saj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit