E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

EMRI – Vritet 42-vjeçari në Lezhë, Policia: Kemi ngritur pika kontrolli për të kapur autorët

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre, jashtë një marketi. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë Nikolin Marku (Lekstakaj), 42 vjeç.

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M. (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“, njofton policia e Lezhës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit