Aktori i njohur amerikan Jean-Claude Van Damme ka vizituar Kosovën ditën e sotme. Van Damme është fotografuar me ish-karateistin nga shqiptar, Enver Idrizi, që në të kaluarën fitoi medalje europiane duke përfaqësuar shtetin e Kroacisë.
Po gjithashtu aktori është shfaqur duke bërë shqiponjën me duar. Ka qenë kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një fotografi me aktorin e njohur dhe mjeshtrin e arteve marciale Van Damme në Prishtinë, duke e bërë shqiponjën.
“Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!”, ka shkruar ai./btvnews.al