Supermodelja Gigi Hadid u arrestua për posedim të lëndëve narkotike, mirëpo pas disa orësh në paraburgim, ajo u lirua.
Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, bukuroshja zgjodhi që të postonte një foto në rrjetet sociale, mjaft provokuese, ku jepte edhe reagimin e parë për atë se çfarë kishte ndodhur.
“Gjithçka është mirë prandaj përfundon mirë”, ka shkruar ajo krah fotos ku shfaqet me rroba banje.
Supermodelja, 28 vjeç po udhëtonte me shoqen Leah Nicole McCarthy dhe kur kaloi doganën me bagazhet e saj, agjentët gjetën një sasi të vogël kanabisi në çantë. Ajo doli para gjykatës ku u dënua me 1000 Dollarë gjobë, pasi gjykata vlerësoi se sasia ishte për konsum personal./btvnews.al