Për ditën e sotme parashikohet një mot i kthjellët dhe nuk priten reshje në të gjithë qarqet, sipas parashikimit nga Instituti i Gjeoshkencave.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 25 deri në 36°C, në vendet e ulëta: 24 deri në 41°C dhe në vendet malore: 18 deri në 32°C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “I MODERUAR”./btvnews.al