Sezoni i korrjes së grurit ka nisur prej ditësh, ndërsa fermerët presin të marrin frytet e punës së një sezoni.
Por fermerët e Gjoricës thonë se ky vit nuk ka qenë i mbarë për kulturën e grurit për shkak të motit të paqëndrueshëm gjatë stinës së pranverës dhe muajit Qershor ku ka patur reshje të shumta shirash.
Kjo ka bërë sipas tyre që në parcelat me grurë të mbijnë edhe barishte të këqinja të cilat kanë ulur rendimentin e prodhimit. Nga ana tjetër fermerët thonë se shkak i rendimentit të ulët mund të jetë edhe cilësia e dobët e farërave që kanë blerë në treg.
Prodhimi i grurit ka qenë i ndryshëm në zona të ndryshme të vendit, por në përgjithësi sasia prodhimit është më e ulët këtë vit si rezultat i motit të paqëdnrueshëm dhe të lagësht gjatë stinës së pranverës, por edhe muajit Qershor./btvnews.al