Rritja e çmimeve prej afro një viti vijon të vë në vështrisësi shqiptarët, e kryesisht ata që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të vogla ekonomike.
Dhënies së prdukteve me listë, nuk i kanë shpëtuar as dyqanet e mishit. Jonuz Turshilla ushtron aktivitetin e tij në Maqellarë të Dibrës.
Jonuzi tregon se ka rënë ndjeshëm konsumi i mishit, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjeve që jetojnë në këtë zonë.
Ai thotë se ka hapur listën ku mban shënim blerësit që nuk kanë mundësi të paguajnë direkt. Sipas tij ka dhe nga nga ata banorë që blejnë 200 apo 300 gram mish, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë.
Jonuzi shpreson që të rritet standardi i jetesës, pasi në të kundërt thotë se do të detyrohet të mbyll dyqanin e mishit./btvnews.al