E hënë, 25 Nëntor, 2024

Aksident i rëndë në Greqi, vdes shqiptari që ishte duke udhëtuar me motoçikletë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka mbetur viktimë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas mediave greke mësohet se 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar motoçikletën, por ka humbur kontrollin, për arsye të paditura dhe është përmbysur në rrugë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kalamata-Areopolis, ndërsa mësohet se shqiptari ishte nisur drejt Agios Nikolaos.

Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por ende hetimet nuk kanë zbuluar shumë detaje rreth këtij aksidenti./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit