Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar ahspër zëvendës kryeministren, Belinda Balluku në Kuvend.
Berisha nga foltorja e Kuvendit, hodhi akuza ndaj ministres Frida Krifca për abuzim me fondet që ka dhënë Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësi e Zhvillim Rural e KE-së, por përgjigje mori nga Balluku e cila kërkoi që deputetët e opozitës të sjellin fakte dhe t’i çojnë ato para drejtësisë
Balluku iu drejtua Berishës duke i thënë se nuk e ka tagerin për të vlerësuar aftësinë ose jo të një ministri e aq më tepër për të ofenduar.
Berisha: A po flasim për Komisionin e Kontrollit të Shtetit?
Belinda Balluku: Qiratë me një Euro i ke shpikur ti me nismën “Shqipëria 1 Euro”, madje i vure Shqipërisë dhe një tag, tabelë shitjeje me një Euro. Sigurisht që do flas sepse ti nuk më bën mua asnjë lloj përshtypje. Unë i kam mbijetuar shefit tënd kështu që ti për mua je një biskotë shumë e butë. Unë jam e mbijetuar e sistemit të Enver Hoxhës, ti s’më bën asnjë lloj përshtypje.
Meqë u drejtohesh zonjave me dorë, nëse ti ke akuza, çojini atje ku duhet, drejtohu te SPAK po kam frikë se nuk i afrohesh dot. Tregoni respekt për ministren e Bujqësisë dhe pastaj nëse është e fajshme apo jo, ka kush e vendos. E respektojmë shumë punën e opozitës, ju do akuzoni, por ju do i drejtoheni drejtësisë.
Nuk e kuptoj me cilën vlerë ti, ma trego pak. Çfarë aftësie vlerësuese ke, kush je ti që i vlerëson se kush është ministri më i aftë apo i paaftë, bëni debat mbi argumenta, jo me ofendime. Kush ka argumenta të dalë t’i thotë e kush ka fakte t’i çojë para drejtësisë. Kurse për akuzat e një Eurove nuk na bën përshtypje sepse ka qenë strategjia jote me sloganin që nuk na hiqet nga mendja “Shqipëria 1 Euro”.
Sali Berisha: E patë ju reagimin saj? E di pse reagoi kjo për Frida Gugalen, sepse vetë është stërgugale. Ai raport i Kontrollit të Shtetit e nxjerr atë në krye të piramidës së hajnisë. Është ministrja që vjedh në çdo kilometër rruge të ndërtuar, që ndërton me 24 mln euro rrugën.
Mos fol tani, fole ti s’fola unë. Të jesh e bindur ti, që fatin e Arben Ahmetajt do kesh! Bën mirë që erdhe për të mbrojtur Edi Ramën. Po ça është kjo mor?! Ai thotë kam gjetur 18 mld abuzime me qiratë, kjo ngrihet e mbron! Edhe ti duhet të kesh vjedhje të tmerrshme! Ka ardh një raport këtu apo jo?! Është me shifra 138 miliardë, merre shife me të gjitha shpërdorimet. 108 mld janë tatimet, pse e paskam gabim unë?/btvnews.al