E premte, 22 Nëntor, 2024

Euro vijon rënien, gjatë ditës së sotme 1€ u këmbye edhe me 100 Lekë

Monedha europiane, Euro ka thelluar edhe më tej rënien në kursin e këmbimit me Lekun duke shkuar afër vlerës së 100 Lekëshit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro sot u këmbye me 100.49 Lekë, ndërsa në pikat e këmbimit valuator Euro u ble me 100.2 Lekë.

Rënia e monedhës së unionit ka disa javë që ka nisur, duke prekur dita ditës minimumet historikë.

Ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar se monedha Europiane do të vijojë zhvlerësimin, duke rënë edhe poshtë nivelit të 100 Lekshit, kjo e ndikuar dhe nga turizmi ku shumica e të huajve preferojnë të operojnë me Euro.

Krahas Euros edhe monedhat e tjera të huaja po pësojnë rënie dhe Leku ka një forcim nga dita në ditë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit