E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rama në plazh me Belën”, Gazment Bardhi: Kryeministri marrëveshje me grupet kriminale për kanabisin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka bërë marrëveshje me grupet kriminale për legalizimin e kanabisit.

Komentet Bardhi i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha gjithashtu se Rama ka bërë marrëveshje me Tom Doshin për të blerë partinë e Skënder Gjinushit dhe për t’i siguruar këtij të fundit një mandat të përjetshëm në krye të Akademisë së Shkencëve.

Ai shtoi se kryeministri nuk shkon në Parlament për të dhënë llogari, pasi sipas tij, ai ka bërë marrëveshje me pronarët e universiteteve private për të marrë peng studentët.

Bardhi kërkoi me ngulm zbardhjen e emaileve të biznesmenëve të inceneratorëve, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, me anë të të cilave sipas tij, ata diktonin projektligjet që votoheshin në Kuvend.

“Ne jemi në këtë sallë për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe jo interesat e dyshes Rama-Doshi. Nuk jemi për të fryrë xhepat e pronarëve të universiteteve private. Duhet të merreshin vetëm me një çështje. Duhet të shqyrtonim emailet e klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Sesi ja sillte qeverisë projektaktet dhe qeveria i miratonte.

Të kishim verifikuar nga niseshin ato emaile, nga cila zyrë. Të shqyrtojmë edhe sot se nga vijnë ato emaile, ku ata marrin 80 mijë euro në muaj. Nuk vjen këtu sepse duhet të jepte llogari për marrëveshjen që ka bërë me grupet kriminale për projektligjin për grupet kriminale. Ka futur ligjin për të marrë peng studentët e mjekësisë. Kërkon t’i çojë studentët te privati. Pse të vijë ai që të japë shpjegime që ka bërë marrëveshje me universitetet publike.

Jo s’ka pse vjen këtu, shkon në plazh me Belën, shëtit me atë makinën e hapur dhe ju ka juve kru roje për të votuar projektligjet. Së treti ka bërë marrëveshje me Tom Doshin. Skëndër Gjinushi ia shiti partinë Doshit dhe tani Rama do i sigurojë atij mandat të përjetshëm në krye të akademisë së shkencave. Ky nuk është interesi i qytetarëve”, është shprehur Bardhi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit