E premte, 22 Nëntor, 2024

SPAK i dorëzon Policisë urdhër-arrestin për ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj

Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhër-arrestin për ish-zëvendsës kryeministrin, Arben Ahmetaj.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë dhe tashmë mbi të rëndon dhe kërkimi policor, përveç akuzave të SPAK, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Urdhri i është dorëzuar nga SPAK për ekzekutim Policisë së Shtetin. Tashmë policia duhet të kërkojë në të gjithë vendin për Ahmetajn dhe nëse nuk arritet të arrestohet brenda 30 ditëve, ish-zëvendës kryeministri do të shpallet në kërkim ndërkombëtar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit