Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe për ditën e sotme.
Sipas Shërbimit Meteorlogjik Ushtarka, ndikimi i masave ajrore të nxehta dhe orët e gjata me diell do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta.
Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.Temperaturat parashikohen: në zonat malore 19 deri 38°C, në zonat e ulëta 20 deri 43°C dhe në zonat bregdetare 25 deri 39°C./btvnews.al