E shtunë, 23 Nëntor, 2024

VIDEO – Temperatura të larta, dhjetëra fëmijë kërkojnë ndihmë në pediatrinë e spitalit të Peshkopisë

Temperaturat e larta kanë rritur numrin e fëmijëve që paraqiten në pediatrinë e spitalit të Dibrës. Mjekët thonë se rastet janë paraqitur ditët e fundit, ku fëmijët paraqiten me komplikacione të ndryshme.

Për mjekun pediatër, Filip Sfarku, ky fluks është brenda normales dhe tregon se grupmosha më e prekur është nga 0 deri në 3 vjeç.

Mjeku u bën apel të gjithë prindërve që të kujdesen më shumë për fëmijët sidomos me dhënin e ushqimeve. Ai thotë se nuk duhet të konsumohen ushqimet e gatshme dhe kur të shohin shenja të virozave t’i dërkojnë menjëherë tek mjekët.

Nga ana tjetër mjeku këshillon që fëmijët të shmangin sa më shumë qëndrimin në ambiente të jashtme dhe të eksopuzar ndaj diellit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit