Markat Benz dhe Volkswagen janë më të pranishmet në rrugët e Shqipërisë. Benz ishte i pari i preferuari pas viteve ’90 për shkak të fortësisë së përshtatshme për rrugët e shkatërruara.
Sipas INSTAT, gjithsej në vend qarkullojnë 116.204 autovetura të tipit Mercedes Benz, me 18.17% të totalit të autoveturave. Megjithatë, kjo markë duket se po bie nga “froni”, teksa po bëhen të preferuara makinat e vogla dhe ekonomike.
Në fund të vitit 2022 kishte 115.064 autovetura të tipit Volkswagen, me 18% të totalit, duke iu afruar me shpejtësi Benz. Madje të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3%.
Marka e tretë më e preferuar është Daimler Chrysler (10.4%) e ndjekur nga Ford (9.6%), Opel (5.2%), Audi (5.8%), Fiat (3.9%); Toyota (4.6%), BMW (3.4%); Renault (3.4%).
Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në vitin 2022 në vend kishte gjithsej 639.379 autovetura, që përbënin 80.3% të totalit të mjeteve gjithsej në vend 796.438 mjete gjithsej me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht”)./btvnews.al