Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpreson se me grupin tjetër të Partisë Demokratike do të gjejnë mirëkuptim të plotë.
Ndërsa, për Lulzim Bashën thotë se është me mision pengu, si një njeri që kryeministri i vendit Edi Rama, sipas Berishës, i pret kur të dojë fletën e arrestit.
Sali Berisha: Unë shpresoj se me grupin tjetër, ne do gjejmë mirëkuptim të plotë. Sepse ata, siç e kam theksuar, kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe parimor ndaj primareve. Ky qëndrim është qëndrim ndaj një parimi themelor të PD. Kurse me pengun e Edi Ramës, vetëm kur të pranojë Edi Ramën në koalicion, apo në bashkëpunim, mund të pranojë pengun e tij. Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar. Nuk mund të ketë. Ai e ka zhveshur veten për shkak të frikës që ka nga burgu dhe është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës