Inflacioni në vendin tonë për muajin qershor ishte 5,8%. Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT, ku rritja më e madhe e çmimeve prej 12,1% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10,8 %.
Një rritje më të lehtë kanë pësuar produketet në grupin “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,4 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,3 % secili.
Më tej vijohet me “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,0 %, “Shërbimi arsimor” me 2,5 %, “Shëndeti” me 2,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5 % dhe “Komunikimi” me 1,2 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 7,0 %.
Në muajin Qershor 2023, sipas INSTAT konsumi është ulur -0,2 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 2,8 %, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3 %, “Veshje dhe këpucë”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili dhe “Shëndeti” me 0,1 %./btvnews.al