E martë, 26 Nëntor, 2024

Temperatura vërvëluese, mësoni si do jetë moti për ditën e sotme

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e valës të së nxehtit afrikan.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, oti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 19 deri 36°C, në zonat e ulëta 19 deri 41°C dhe në zonat bregdetare 20 deri 38°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit