Temperaturat e larta kanë pushtuar të gjithë Evropën, por Greqia ka marrë masa për të gjithë qytetarët e saj.
Sipas vendimit të fundit, të gjitha bizneset do duhet të mbyllen nga ora 12:00 – 16:00 në të kundërtën do të ketë gjoba.
Ministri i Punës, Adonis Georgiadis ua bëri të qartë bizneseve që të respektojnë vendimin ministror për mbrojtjen e punëtorëve nga vala e të nxehtit.
“U kërkoj bizneseve që të respektojnë vendimin e ministrisë për orarin e punës (12:00 – 16:00 pushim), në të kundërt do të ketë ndërhyrje të menjëhershme nga inspektorati i punës për vendosjen e gjobave”, tha ai. Për çdo biznes që nuk respekton këtë vendim gjoba është 2000 Euro./btvnews.al