Rrjedhë e re rreth të ardhmes së Kylian Mbappe. Pavarësisht golit të shënuar në miqësoren ndaj Le Havre, sulmuesi francez nuk ka forcuar pozitat në radhët e kampionëve të Francës.
PSG nuk e ka përfshirë emrin e 24-vjeçari për turneun e tyre parasezonal në Azi, duke rritur kështu thashethemet se është nxjerr në shitje. Sipas mediave, klubi parizien ka marrë “OK” se Mbappe ka rënë dakord parimisht me Real Madrid për të firmosur vitin e ardhshme, por ata duan shifrën e 180 milionë eurove që në merkaton e kësaj vere.
Marrëdhëniet mes Mbappe dhe PSG kanë qenë të tensionuara që kur sulmuesi francez pranoi se nuk do të rinovonte kontratën që skadon në 2024. Psg do të përballet me Cerezo Osaka, Inter dhe Jeonbuk Motors në turneun aziatik, teksa në dyshim mbetet edhe Neymar.
Braziliani duket se nuk është në planet e PSG-së, gjithsesi trajneri Luis Enrique e ka të gatshëm për miqësoren e radhës, atë të së martës kundër Al Nassr në Japoni.