E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Informaliteti në tregun e punës

Mosdeklarimi i të punësuarve nga subjektet private mbetet ende një sfidë për institucionet monitoruese dhe kontrolluese të tregut të punës. Në lidhje me luftën ndaj informalitetit në këtë sektor, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu thirri në një takim drejtues e përfaqësues të inspektoriatit kombëtarë të punës, drejtorisë së tatimeve, drejtorisë së zyrës së punës, etj. Sipas prefektit Shehu, ky vit ka shënuar numërin më të ulët të konstatimeve të punonjësve informal. Shehu shtoi se tashmë edhe vetë punëdhënësit janë ndërgjegjësuar në lidhje me sigurimin e punonjësve, qofshin ato edhe sezonal.Institucionet e pranishme në këtë takim u ngarkuan me detyrë që monitorimi të vijojë edhe në periudhën e sezonit turistik, ku subjektet duhet të zbatojnë ligjin për sigurimin dhe deklarimin e të punësuarve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit