E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Keqkuptimet në çift do jenë të shumta”, mësoni çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme

Dashi- Marsi do jetë planeti më i favorshëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Ai do iu nxitë të tregoheni më tolerantë me partnerin/en dhe t’i pranoni edhe gabimet që do bëni. Nëse jeni ende beqarë duhet të mos iu besoni të gjithë personave që do iu vijnë rrotull.

Demi- Ditë harmonike dhe e mbushur me gëzim kjo për gjithë të dashuruarit. Askush nuk do arrije ta prishë atmosferën e ngrohtë dhe ju do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Beqarët nuk duhet t’i besojnë askujt sot sepse do lëndohen pa masë.

Binjakët- Edhe gjatë kësaj dite do përballeni me vështirësi të shumta në jetën tuaj në çift dhe debatet nuk do kenë të sosur. Si ju ashtu edhe partneri/ja do tregoheni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak.

Gaforrja- Nëse jeni në një lidhje duhet të prisni edhe disa ditë para se të merrni vendime të mëdha. Sot nuk është momenti i duhur, kështu që bëni gjërat e zakonshme. Beqarët do ndeshen me një person joshës, por që në të vërtetë nuk vlen aspak.

Luani- Bëni shumë kujdes me xhelozinë e tepruar gjatë kësaj dite sepse atmosfera në çift mund të ndërlikohet së tepërmi. Tregohuni më tolerantë dhe të kuptueshëm. Beqarët do pëlqejnë shumë persona, por asnjeri nuk do interesohet për ta.

Virgjëresha- Ditë e mirë për të sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet me partnerin/en gjatë kësaj dite. Të dy do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do premtoni që nuk do i përsërisni kurrë më. Beqarët duhet të ndryshojnë pamjen e tyre nëse duan të bien në sy.

Peshorja- Çiftet do shkojnë nëpër festa të këndshme të organizuar nga miqtë dhe do kalojnë momente më te këndshme në krahët e partnerit/es. Nëse jeni beqarë do filloni aventura kalimtare gjatë kësaj dite, por emocionet do jenë me të vërtetë të papërshkrueshme.

Akrepi- Ditë shumë e qetë dhe pa asgjë të veçante kjo e sotmja për të dashuruarit. Shfrytëzojini për të folur seriozisht mbi disa tema që iu kanë shqetësuar prej kohësh sepse partneri/ja do jetë më i gatshëm për të bashkëpunuar.

Shigjetari- Partneri/ja ka shumë mundësi t’iu bëjë një propozim serioz gjatë kësaj dite dhe gjithçka do ndryshojë për ju. Mendohuni mirë para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Beqarët duhet të mos nxitohen të krijojnë menjëherë një lidhje.

Bricjapi- Do jeni mjaft sensualë gjatë kësaj dite dhe do e bëni partnerin/en të ridashurohet me ju. Në mbrëmje emocionet do jenë akoma më të forta sesa mendonit.

Ujori- Keqkuptimet në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite dhe për pasojë debatet nuk do kenë të ndalur. Do trishtoheni së tepërmi dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Beqarët do jenë më të qartë për atë që duan të bëjnë dhe do ia plotësojnë dëshirat vetes.

Peshqit- Jeta juaj në çift do jetë më e kënaqshme gjatë kësaj dite. Do keni më tepër kohë të lirë dhe do qëndroni më tepër me atë që dashuroni. Ambienti do jetë romantik. Beqarët do takojnë rastësisht një person për të cilin do iu rrahë zemra shumë fort./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit