Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiake Himarë, faza e katërt e këtij operacioni, në plazhin e Gjipesë.
Gjatë kësaj faze janë sekuestruar 190 shezlongë dhe 95 çadra që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në plazhin e Gjipesë, (zonë e mbrojtur).
Procedohen penalisht 4 shtetas që kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiake Himarë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, i nisur dhe i finalizuar më herët, në Himarë, Borsh e Ksamil, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e katër të këtij operacioni duke ushtruar kontrolle në pazhin e Gjipesë, Himarë.
Gjatë fazës së katërt të këtij operacioni, në Gjipe, janë sekuestruar 95 çadra dhe 190 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
L. Z. banuese në Vlorë, Ll. Sh., banues në Himarë, B. Sh, banues në Himarë dhe G. S., banues ne Tiranë, pasi secili prej tyre në pjesën e plazhit të Gjipesë, që kishin në pëdorim kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e organeve kompetente dhe si rrjedhojë fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Operacioni “Plazh i lirë” vijon. /btvnews.al