E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Rruga u asfaltua para 10 ditësh, por po prishet nga punimet e mjeteve të tonazhit të rëndë, banorët e Bllacës të Bulqizës protestojnë për guroren

Banorët e Bllacës në Njësinë administrative Shupenzë në Bulqizë kanë dalë në protestë për guroren, pasi dhjetë ditë pas asfaltimit të rrugës ajo ka nisur të prishet.

Sipas banorëve shkak nuk është investitori, por një gurore që operon në zonë. Banorët e Bllacës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë duke kundërshtuar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë të firmës që po shfrytëzon gurin në zonën e tyre. Ata shprehen se nuk janë kundër firmës që të mos marrë gurët për mermer, por të gjejë një alternativë tjetër për të transportuar materialin pasi mjetet kanë prishur rrugën, sepse tonazhi i tyre shkon deri në 60 ton.

Kryetari i fshatit Bllacë, Hekuran Skarra thotë se i është kërkuar firmës që të mos transportojnë mbi tonazh në këtë rrugë ose të ndërtojë një rrugë tjetër, pasi fshati ka pritur 33 vite për asfalt, që tashmë po dëmtohet nga mjetet e tonazhit të rëndë të firmës.

Banorët kërkojnë që institucionet shtetërore të ndërhyjnë menjëherë në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që çështja të mos përfundojë si ajo e Borizanës në Fushë-Krujë pak ditë më parë. \btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit