E premte, 22 Nëntor, 2024

Begaj viziton Pustecin së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, flet dhe për Open Balkan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, zhvilluan një vizitë në Pustec.

Të dy Presidentët të shoqëruar nga Zonjat e Para dhe nga autoritetet  e Bashkisë së Pustecit dhe të Qarkut të Korçës zhvilluan një sërë aktivitetesh.

Gjatë qëndrimit në Pustec Presidentët patën edhe një takim dypalësh, të fokusuar në marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Në përfundim të takimit, Begaj në një prononcim për mediat u shpreh: “Është kënaqësi për mua që të mirëpres Presidentin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Pendarovski, bashkë me Zonjën e Parë në këtë vizitë në Bashkinë e Pustecit. Jo pa qëllim zgjodhëm Bashkinë e Pustecit për të treguar që marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë marrëdhënie të dy vendeve mike, të dy vendeve partnere të NATO-s, vende të cilat kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

Kreu i Shtetit nënvizoi në fjalën e tij se: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe minoriteti maqedonas në Bashkinë e Pustecit, janë të rëndësishëm në marrëdhënien midis dy vendeve. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shumë mirë të integruar, kanë kontribut në shtetformimin e Maqedonisë së Veriut, dhe padyshim janë aktivë në jetën politike dhe ekonomike.

Sipas tij sfidat midis dy vendeve janë të mëdha, ndaj ato duhet të përballohen së bashku. Për Kreun e Shtetit, kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

I pyetur për Ballkanin e Hapur, ai tha: Pa dyshim si çdo iniciativë tjetër rajonale janë të mira. Vendimmarrësit ekzekutivë politikë e mendojnë për vazhdimin e një iniciative ose jo./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit