E enjte, 7 Nëntor, 2024

“Do iu mungojë besimi tek ai që…” mësoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Dashi– Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite me te mire se disa dite me pare. Partneri nuk do i kritikoje për asgjë dhe toleranca do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do jene shume tërheqës sot dhe do arrijnë te tërheqin vëmendjen e shume personave.

Demi- Do fiksoheni edhe pas disa detajeve te vogla sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund te sjelle mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk kane për ta gjetur personin e duhur.

Binjakët– Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot. Do arrini t’i zgjidhni edhe problemet qe keni pasur dhe do shihni me realizëm drejt se ardhmes.

Gaforrja– Klima ne sektorin e dashurisë do jete mjaft e ngrohte sot dhe çdo gjë do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret duhet te joshin, por jo te pranojnë çdo lloj propozimi qe do iu behet.

Luani- Dashuria e çifteve do shkoje edhe me mire gjate kësaj dite. Nëse kohet e fundit e keni lënë pas dore partnerin tuaj, këtë jave do rregulloni gjithçka. Beqaret me ne fund do arrijnë te krijojnë një lidhje dhe do ndihen te plotësuar.

Virgjëresha– Do jeni te parrezistueshem gjate kësaj dite dhe partneri nuk do mundet t’iu qëndrojë larg për asnjë moment. Ne mbrëmje priten momente edhe me emocionuese. Beqaret do jene shume te angazhuar me pune dhe nuk do gjejnë kohet për dashurinë.

Peshorja- Dite mjaft romantike dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. te gjithë planetët do jene ne anën tuaj dhe do ua bëjnë ditën me entuziaste. Shfrytëzojeni sa te mundni!

Akrepi– Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite shume te qete dhe pa probleme. Beqaret do jene akoma me te fiksuar pas karakterit te personave dhe jo nga pamja. Do takojnë persona te shumte, por do duhet t’i njohin mire ata para se te hedhin një hap me tej.

Shigjetari- Paqja do mbizotërojë gjate kësaj dite ne planin tuaj sentimental. Edhe ata qe janë larguar paksa nga njeri-tjetrin do rigjejne ngrohtësinë ndërmjet tyre. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabim te ngatërrojnë jetën profesionale me atë sentimentale.

Bricjapi- Dite përgjithësisht e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do i mbani asnjë inat njeri-tjetrit dhe do tregoheni akoma me tolerante se me pare. Beqaret do e kenë te vështirë te krijojnë një lidhje edhe pse mundësitë për takime nuk do mungojnë.

Ujori- Do iu mungoje besimi tek ai qe keni ne krah sot dhe here pas here do debatoni me te. Kujdes me fjalët qe do nxirrni nga goja sepse nuk do ketë me kthim ne kohe. Beqaret nuk duhet te joshin vend e pavend sepse përndryshe do krijojnë një opinion te keq tek personat qe i rrethojnë.

Peshqit- Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite shume te qete dhe pa asgjë te veçante sot. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe shfrytëzojeni momentet kur te jeni se bashku. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te përfitojnë nga takimet qe do kenë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit