E premte, 22 Nëntor, 2024

“Do të vras”, telefonata në polici shpëton gruan nga burri dhunues që e kërcënonte me armë

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë për jetën, shpallet në kërkim 64-vjeçari.

Sipas policisë gjatë kontrollit në banesë, u gjet dhe u sekuestru armë gjahu dhe municion luftarak.

Lidhur me këtë ngjarje u shpall në kërkim shtetasin Gj. Gj., 64 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kanosur se do ta vriste.

Pas denoncimit nga bashkëshortja, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit Gj. Gj., i cili është larguar me shpejtësi sapo ka kuptuar që ishte njoftuar Policia.

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu me 16 fishekë pa leje, si dhe 102 fishekë të tjerë për armë zjarri model 56.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Gj. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit