E shtunë, 23 Nëntor, 2024

E zë poshtë cisterna me ujë në kamionin e firmës së mermerit, vdes punëtori turk

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një firmë mermeri në fshatin Zaloshje të Skraparit.

Mbrëmjen e djeshme, një shofer pranë kësaj firme ka qenë duke transportuar ujë me një cisternë, të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, në momentin që cisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe për pasojë ka përplasur punonjësin turk, 60-vjeçarin me iniciale O.A.

NJOFTIMI I POLICISË:

Skrapar

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar, pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një çisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, çisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit